Kosova luan sot ndeshjen e madhe kualifikuese ndaj Spanjës

0
330

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët janë gati për ndeshjen e tretë të muajit shtator dhe presin rezultat pozitiv pas fitores në udhëtim te Gjeorgjia dhe barazimit në shtëpi me Greqinë.

Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes e presin ekipin e Luis Enriques, Spanjën, në takimin e pestë kualifikues të Grupit B.

Megjithatë, ekipi jonë përfaqësues nuk do ta ketë aspak të lehtë shkaku i mungesave të shumta, por edhe cilësisë së kundërshtareve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Telegrafi

Leave a Reply