Këto ndryshime në flokë mund të jenë shenja se keni probleme serioze shëndetësore

0
201

Flokët janë pjesë e rëndësishme e identitetit të njeriut.

Rënia e flokëve mund të jetë shqetësuese, siç mund të jetë edhe ato nuk i keni flokët në formën më të mirë.

Por, në disa raste, ndryshimet në flokë mund të jenë shenjë e ndonjë sëmundje serioze, raporton “The Sun”.

Sëmundja e Parkinsonit

Derisa zbokthi i bardhë është shumë normal, zbokthi i verdhë mund të jetë shenjë e sëmundjes së Parkinsonit.

Parkinsoni është sëmundje neurologjike që përkeqësohet me kalimin e kohës.

Zakonisht asocohet me dridhje, ngurtësi apo edhe lëvizje të ngadalshme.

Zbokthi i verdhë i shkaktuar nga dermatiti seborreik, është një gjendje ku zonat e lëkurës që kanë shumë gjëndra të djersës, (si skalpi), bëhen të kuqe, ju kruhen, dëmtohen dhe shkrihen.

Sipas shoqatës Parkinson’s UK, njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit janë të prirë të kenë probleme me këtë gjendje të lëkurës.

Ndonëse nuk ka shërim për Parkinsonin, ka tretmane e terapi që ndihmojnë të menaxhohet.

Alopecia

Nëse vëreni pjesë të vogla në kokë – të madhësisë së një monedhe – ku ju kanë rënë flokët, atëherë mund të jeni duke vuajtur nga një formë e alopecia areata.

Kjo sëmundje autoimune mund të paraqitet edhe në pjesë tjera të trupit, përfshirë në mjekër, vetulla, qerpik.

Kjo sëmundje ndodh kur qelizat sulmojnë folikulat e flokëve, duke ndaluar ato që të prodhojnë flokë.

Arsyeja është e paqartë, mirëpo mungesa e hekurit dhe stresi mund të nxisin këtë gjendje, ndonëse shumë ekspertë e kundërshtojnë.

Në disa raste, alopecia areata mund të kthehet në alopecia totalis, ku ju bien flokët plotësisht, apo alopecia universalis, që prek gjithë trupin.

Ndonëse nuk ka kurë, ka disa tretmane në dispozicion, por asnjë nuk ka garancë se funksionon.

Kanceri

Njollat e kuqe dhe vjollcë në skalp apo në vijën e flokëve mund të jenë shenjë e një forme të rrallë dhe vdekjeprurëse të kancerit të enëve të gjakut.

Angiosarkoma zhvillohet në rreshtimin e brendshëm të enëve të gjakut dhe në nyjat limfatike.

Mund të shfaqet në çdo pjesë të trupit, por zakonisht shfaqet në lëkurën e skalpit, kokës apo qafës.

Sipas Cleveland Clinic, zakonisht shfaqet si nyjë apo pllakë kuq e kaltër në lëkurën e kokës, fytyrë apo te veshët.

Kur angiosarkoma prek organet, si mëlçinë apo zemrën, atëherë mund të shkaktojë dhimbje.

Më së shpeshti ndodh te njerëzit e moshuar, por mund të prekë çdo moshë.

Shkaku i angiosarkomës nuk është i ditur.

Tretmanet përfshijnë operimin, radioterapinë dhe kemioterapinë.

Por, vetëm 33 për qind e të prekurve kanë gjasa të mbijetojnë për pesë vjet./Koha

Leave a Reply