Këto janë vizitat e para që do të bëjë Avdullah Hoti si kryeministër, e nis me homazhe te varri i Rugovës

0
436

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit. Pas marrjes së detyrës, vizita e parë e tij do të jetë te varri i Ibrahim Rugovës, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se pas homazheve te varri i Rugovës, Hoti do të bëj homazhe edhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kryeministri do të vizitojë edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndryshe, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës dje është zgjedhur kryeministër nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim

Hoti u zgjodh kryeministër pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

Leave a Reply