I vetmi shqiptar i Kosovës që arrin të prek finalen e madhe, BBVA falënderon Meriton Mjekiqin për emocionet që ka dhuruar në shtëpi

0
271

Ku nuk kanë mbetur edhe shumë ditë për finalen e madhe të Big Brother Vip Albania, faqja zyrtare e këtij formati ka falënderuar secilin prej banorëve për emocionet që kanë dhuruar gjatë 4 muajve.

Për Meriton Mjekiqin, njërin nga pesë finalistët, BBVA e përshkruan si romantik, dhe të ashpër.

Si dhe përmendet fakti që është i vetmi shqiptar nga Kosova që ka arritur ta prek finalen e këtij formati përgjatë këtyre tre edicioneve.

“Gjatë këtij rrugëtimi ai shfaqi gjithë ngjyrat e personalitetit. Gjaknxehtë, dhe i dashur, romantik dhe i ashpër, ai është i vetmi shqiptar i Kosovës që arrin të prek finalen e madhe në tre edicione BBV. Faleminderit Meriton”, thuhet në përshkrimin e BBVA për Meritonin.

Ndryshe, Meritoni brenda shtëpisë ka krijuar lidhje dashurie me gazetaren nga Shqipëria, Ilnisa Agollin, si dhe ka krijuar shumë situata.

Finalja është më 25 maj, ndërsa bashkë me Meritonin emocionet e finales do t’i përjetojnë edhe Romen, Juli, Heidi dhe Egla./A

Leave a Reply