Edon Zhegrova magjik, zgjidhet mbret i driblimeve

0
171

Edon Zhegrova e kaloi sezonin më të mirë në karrierë derisa e udhëhoqi ekipin e Lillet drejt një edicioni fantastik.

Ylli kosovar u shqua me pasime, me driblime, me asistime dhe me gola.

E kjo bëri që 25 vjeçari të renditet lartë në lista të statistikave të ndryshme, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi kosovar e ka dhunti aspektin teknik dhe driblimet e tij janë të jashtëzakonshme, të cilat pakkush mund t’i bëjë.

Për këtë, ish-futbollisti i Baselit është përfshirë në listën e lojtarëve me më së shumti numra të driblimeve gjatë sezonit 2023/24 në Ligue 1.

Më saktësisht, “Messi i Kosovës” prin në këtë listë, ku janë përfshirë numri i driblimeve, numri i driblimeve të suksesshme dhe përqindja e driblimeve të suksesshme.

Më poshtë mund t’i shihni numrat magjik të Zhegrovës, i cili i ka lënë prapa lojtarët e njohur si Kylian Mbappe, Ousmane Mbappe e të tjerë. /Gazeta Express/

Leave a Reply