“Kërcënohet” producentja e “Big Brother VIP Albania”, publikon mesazhin

0
290

Njëra nga trashëgimtaret e “Top Channel-it”, si dhe producentja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Hoxha, nuk komenton e as reagon lidhur me formatin në rrjete sociale, duke mbajtur qëndrim të tërhequr.

Kjo duket se merr fund, pasi ajo ka thyer heshtjen përmes një mesazhi të publikuar, shkruan lajmi.net.

Sara ka ndarë me ndjekësit një mesazh plot mallkime nga një ndjekëse dhe e gjitha kjo për lojën e “BBV”.

“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndnonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, plumbi ju vraft”, është mesazhi i frikshëm që i ka shkuar Sara Hoxhës e cila ka bërë edhe reagimin e vetëm.

“Gëzuar Ramazanin të githëve! Teksa vijmë në përfundimin e kërij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dheshmbshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, shkruan Sara Hoxha.

Leave a Reply