Kastrati: Tregu multifunksional i domosdoshëm për qytetarët e Prizrenit

0
345

Në dy dekadat e fundit asnjë qeveri lokale nuk ka bërë asnjë përpjekje që të ndërtojë një treg multifunksional në Prizren.

Kjo çështje vazhdon të jetë një problematikë, ndërsa numri i shitësve ambulantiv është në rritje në secilën lagje të qytetit. Por, një zgjidhje për këtë problematikë ka propozuar kandidati i AAK-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Bajram Kastrati.

Ai ka thënë, se Komuna e Prizrenit posedon prona të cilat me një investim të vogël do të mund ta funksionalizonin një treg multifunksional.

Postimi i plotë:

  • Tregu multifunksional i domosdoshëm për qytetarët e Prizrenit.
    Një treg multifunksional, me kushte dhe standarde është shumë i nevojshëm që të kemi ushqime më cilësore.
    Shitje të pemëve, perimëve dhe atë të bylmetit e gjejmë në secilën rrugë dhe rrugicë të Prizrenit!
    Komuna e Prizrenit posedon prona ku me një investim jo shumë të lart mund të funksionalizon një treg multifuksional.

Leave a Reply