Karriera e Paul Pogba mund të konsiderohet e përfunduar. Francezi është dënuar me katër vite pezullim nga çdo aktivitet sportiv si pasojë e përdorimit të dopingut.
Mesfushori që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal.
Megjithatë, autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar me katër vite. Tashmë, kur lojtari është në moshën 30-vjeçare, vështirë se mund t’ia rifilloj edhe njëherë karrierës nga e para./SS