“Kalimtar” titullohet balada e dashurisë që e kthen fuqishëm Anxhela Peristerin

0
370

Anxhela Peristeri ka sjellë sërish në baladë dashurie, fiks nga ato që të qan zemra.

Ndonëse këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri është rikthyer pas 3 vitesh në “Kënga Magjike” me një krijim të shkruar nga vetë ajo dhe muzikë të Kledi Bahitit.

“Kalimtar” kënga prezantuese e Anxhelës tek “Kënga Magjike”, flet për një histori dashurie të ndërprerë në mes dhe dhimbjen që lë pas, shkruan Kryefjala.com

Edhe pse ka vetëm pak orë që është publikuar, kënga është cilësuar nga publiku si pretendentia kryesore për të rrëmbyer kupën e këtij spektaklit.

E siç shprehet dhe publiku edhe ne presim që Anxhela të rrëmbejë për herë të dytë kupën e “Kënga Magjike”.

Leave a Reply