Newcastle dëshiron nënshkrimin me Eden Hazard në janar

0
275

Ekipi anglez, Newcastle kërkon shërbimet e Eden Hazard.

Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, Real Madridi i ka kërkuar Hazardit të gjejë një ekip të ri.

Ndërsa, interesim për belgun ka shfaqur ekipi anglez, Newcastle.

‘Caughtoffside’, raporton se Newcastle United po planifikon të bëjë një lëvizje për yllin e Real Madridit, Eden Hazard në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.

Ata janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për yllin belg, por mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’ do të duan ta shesin lojtarin për atë shumë.

Aston Villa është gjithashtu e interesuar për nënshkrimin e ish-lojtarit të Chelseat.

Leave a Reply