Indinjohet pushuesi në Ksamil: Një peshk i kushton mbi 64 euro

0
362

Çmimet në restaurantet në jug të Shqipërisë po vazhdojnë të shkaktojnë indinjatë të thellë tek pushuesit, pasi që të njëjtat kanë pësuar një rritje të madhe.

I fundit që e ka denoncuar një rast të tillë, është një pushues nga Ohri i Maqedonisë, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar faturën, ku në një restaurant në Ksamil të Shqipërisë, një peshk ka kushtuar 7 mijë e 500 lekë, pra hiç më pak se 64 euro.

Ai në mediat shqiptare madje ka thënë se në menu, ky peshk kushtonte 1200 lekë.

Leave a Reply