Luis Enrique: ‘Pazari veror’ i PSG-së ishte e jashtëzakonshëm

0
24

Gjatë afatit kalimtar të verës, Paris Saint-Germaini i ka investuar mbi 160 milionë euro për transferimet e reja.

Në Paris janë afruar portieri Alessandro Longoni, mbrojtësi i majtë Lucas Digne, anësorët Maghnes Akliouche dhe Mika Godts, si dhe sulmuesi Ferran Torres.

Në anën tjetër, klubi francez i ka arkëtuar mbi 350 milionë euro nga shitjet e Noham Kamara, Kang-in Lee, Ibrahim Mbaye, Randal Kolo Muani, Gonçalo Ramos dhe Bradley Barcola.

“Bilanci që mund ta bëj është se e kemi zhvilluar një ‘merkato’ të jashtëzakonshme. Pa asnjë dyshim. Presidenti dhe drejtoria sportive, së bashku me Luis Campos, e kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Jam shumë i kënaqur”, deklaroi Luis Enrique, përcjell “Gazeta Express”.

“Para së gjithash, dua t’i përshëndes lojtarët që janë larguar. Ata kanë qenë shumë të rëndësishëm në fitimin e trofeve gjatë dy viteve të fundit. U uroj më të mirat.”

“Besoj se kjo ishte e nevojshme, sepse kishim nevojë për energji të re në skuadër, sa i përket mentalitetit dhe ambicieve. ‘Merkatoja’ ishte e jashtëzakonshme dhe jemi shumë të kënaqur që e nisim sezonin me lojtarët e rinj.”

I pyetur nëse afrimet e reja mund ta çojnë PSG-në në një tjetër nivel, trajneri spanjoll shtoi:

“Gjithçka që mund të them është se jam i kënaqur. Pastaj lojtarëve u duhet kohë për t’u përshtatur. Më kujtohet se në fillim të sezonit tim të dytë të gjithë kishin dyshime për lojtarët që i kishim afruar. Më pas erdhi rezultati dhe ata treguan nivelin e tyre.”

“Ne i kemi blerë lojtarët që i dëshironim. Mendoj se jemi një nga skuadrat më të mira në Evropë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.”./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here