I kërkojnë të vë maskë në fytyrë, klienti i nervozuar sulmon brutalisht punonjësit e restorantit

0
661

Një burrë është duke u hetuar nga policia pasi kishte sulmuar fizikisht punonjësit e një prej restoranteve të McDonald’s – e tëra ndodhi kur ata i kërkuan atij ta mbajë maskën mbrojtëse brenda lokalit në Hong Kong.

Klienti i cili ishte futur brenda pa e mbuluar fytyrën, u nervozua shumë kur punonjësit ia rikujtuan se duhet ta vendosë maskën nëse dëshiron që ata t’i shërbejnë, transmeton Telegrafi.

Ky incident ka ndodhur në kohën kur në Hong Kong po aplikohen masa të rrepta kundër COVID-19, dhe përhapjes së mëtejme të virusit në këtë qytet.

Pamjet që janë bërë virale, shfaqin burrin i cili fillimisht i shtynë punonjësit dhe në një moment humb kontrollin dhe fillon t’i godet.

Mediat lokale raportojnë se policia po e heton rastin, dhe se aktualisht është duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan incidentin. /Telegrafi/

Leave a Reply