Hajdari: Për herë të parë që nga paslufta sigurohet shujtë për stafin e Administratës së Komunës së Prizrenit

0
412

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka jnoftuar se me përkrahjen e kuvendarëve nga të gjitha partitë në seancën e sotme është siguruar shujta për të gjithë punëtorët e administratës komunale të Prizrenit.

Hajdari më tej ka thënë se sigurimi i shujtës e rrit mirëqenien e punëtorëve të të gjitha departamenteve dhe se kjo gjë ka qenë ndër prioritet e tij që nga fillimi i mandatit.

Shkrimi i plotë i Hajdarit:

Për herë të parë, që nga paslufta në Kosovë, në nivel komunal, nëpërmjet Kuvendit sigurohet shujta për të gjithë punëtorët e administratës komunale të Prizrenit, nevojë kjo e domosdoshme dhe përhershme e punonjësve tanë.
Sigurimi i shujtës e rrit mirëqenien e punëtorëve të të gjitha departamenteve, njëkohësisht është çmuarje dhe shtytje për punë, e padyshim gjithashtu ndikon direkt edhe në kursimin e ekonomisë familjare të tyre.

Duke e ditur këtë fakt, për mua si drejtor i Drejtorisë së Administratës, kjo gjë ka qenë ndër prioritet e mia që nga fillimi i mandatit, për të cilin, edhe për kundër vështirësivë gjatë rrugës, ndjehem i lumtur që në fund të mandatit tim ia kam dalë dhe se impenjimi im ia ka vlejtur.

Me këtë rast, dua ta falenderoj secilin kuvendar veç e veç nga të gjitha partitë, dhe shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë stafin e administratës për një vendim kaq meritor për ta.

Leave a Reply