Fillojnë shërbimet e gjinekologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë

0
380

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Suharekë, ka filluar me shërbimet e gjinekologjisë, me prezencën e mjekes vullnetare nga Prizreni që ka ardhur për t’i dalur në ndihmë grave shtatzëna, transmeton Gazeta Sinjali.

Njoftimin për këtë e ka bërë edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Besa Kuqi.

“Duke pasur parasysh nevojat për shërbime gjinekologjike në QKMF-Suharekë, sot arritëm marrëveshje me Dr.Semra Sheqerxhi, specialiste e gjinekologjisë e cila do të ofroj shërbime gjinekologjike në QKMF- Suharekë vullnetarisht çdo të Enjte prej or?s 15:00 – 19:00,  me termine paraprake”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply