Gol e asistim nga Zeqiri për fitoren e Rizesporit

0
136

Sulmuesi Altin Zeqiri është aktivizuar si zëvendësues dhe ka bërë dallimin te Rizespori në ndeshjen ndaj Gaziantepit.

Rizespori fitoi 3:1 të dielën, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Turqisë.

Zeqiri hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë. Asistoi për epërsinë 2:1 në minutën e 84-t, ndërsa shënoi golin për 3:1 në minutën e 97-të.

23-vjeçari i ka katër gola e katër asistime këtë edicion në elitën turke.

Leave a Reply