Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:10, në Prizren.
Tutje sipas raportit, njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Tutje në raport, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe një ekip e emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.