Gjendet 15-vjeçarja nga Prizreni që u raportua e zhdukur nga babai i saj

0
457

Gentijana Mustafa, 15 vjeçarja nga Prizreni që ishte e zhdukur që nga 22 janari të këtij viti, është gjetur dhe kthyer në shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Policia Rajonale e Prizrenit përmes një komunikate për media.

“Pas një punë të përbashkët ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë së Malit të Zi, personi i humbur nga data 22 janar 2021, është gjetur dhe kthyer në shtëpi.

Viktima e mitur i cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai ), si “ Person i zhdukur “qe nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00 nga vendkalimi kufitar “ Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se e njëjta, nga zyrtarët policorë të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme.

Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim.

“Viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Leave a Reply