Fonseca për humbjen nga Parma: U mbrojtëm keq, nuk luajtëm si ekip

0
116

Milani është mposhtur nga Parma me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.

Paulo Fonesca kështu debuton në kampionatin italian me rezultate negative, ku pas dy ndeshjesh ka vetëm 1 pikë.

Trajneri ka fajësuar mënyrën e mbrojtjes për disfatën e sotme.

Jemi mbrojtur keq, është e pamundur te fitosh kur mbrohesh ne ketë mënyre. Kemi bere shume keq, nuk jemi mbrojtur si skuadër por edhe individualisht kemi humbur shume duele. Kemi arritur gjithmonë vonë në presing, kemi lenë shumë hapësira, e pamundur te fitosh një ndeshje kështu“, ka thënë Fonseca pas ndeshjes.

Ai madje ka mbajtur edhe përgjegjësinë për rezultatet aktuale.

Me duhet te them se unë jam gjithmonë përgjegjës kryesor për atë që ndodh me ekipin, marr përgjegjësitë dhe nuk dua t’i shmangem kësaj. Megjithatë duket e qarte se ekziston një problem i dukshëm ne fazën mbrojtëse dhe presingut. Nuk është një problem vetëm i mbrojtjes, por i gjithë skuadrës. Jam shumë i zhgënjyer“, ka thënë trajneri./GSS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here