Feronikeli sot pret Ballkanin

0
347

Me dy ndeshje që janë në orar për ditën e sotme, kompletohet xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës.

Në ‘Rexhep Rexhepi’, Feronikeli do të kërkojë fitoren, pas disa rezultateve të dobëta. Por, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshtar të tyre janë liderët e Ballkanit, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Ballkanit fillon nga ora 13:30.

Në të njëjtin orar, Gjilani në shtëpi pret Llapin e Tahir Batatinës.

Gjilani pas 10 ndeshjeve renditen në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa Llapi po kalon një nga sezonet më të dobëta viteve të fundit.

Leave a Reply