Florim Kryeziu nderon heronjtë e Suharekës

0
415

Sot gjatë ditës PDK-ja në Suharekë ka bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, PDK-ja në këtë komunë duket shumë më e organizuar dhe shumë më e bashkuar.

Florim Kryeziu është njëri prej kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik, i cili sot menjëherë pas hapjes së fushatës ka vazhduar me disa kandidatë për të bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe pranë shtatoreve të heronjve të kombit, Besim Ndreca e Fadil Vata.

“Sot bashkë me kandidatët për deputet nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë e hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Pas konferencës për media, vazhduam me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Therandë dhe te shtatoret e heronjëve Besim Ndreca dhe Fadil Vata.
Jam i nderuar që së bashku me Kryeministrin e ardhshëm z.Enver Hoxhaj, dhe kandidatët z. Ramë Vataj, z.Sadik Halitjaha dhe z.Ruzhdi Kurtishaj po garojmë për zgjedhjet e 14 shkurtit që të jemi zëri juaj në qeverisjen e Rimëkëmbjes.

#PDK134

#EnverHoxhaj1

#FlorimKryeziu101“, ka thënë Kryeziu./04 Online

May be an image of 4 people, including Florim Kryeziu, people standing dhe ambiente të jashtme

Leave a Reply