El-Khelaifi nuk duron më, mendon për shitjen e Neymarit që këtë verë

0
315

PSG ka nevojë për një shkundje të gjithanshme pas eliminimit nga Champions League. Në Katar nuk e kapërdijnë dot mënyrën se si ra skuadra pariziene në “Santiago Bernabéu”, edhe pse krijoi një epërsi prej dy golash, para se të ndëshkohej tri herë brenda një kohe relativisht të shkurtër nga Benzema. Janë të shumtë lojtarët që shihen si fajtorë, veçanërisht Neymar.

Sipas gazetarit Romain Molina, emiri i Katarit, i zemëruar nga eliminimi, po shqyrton seriozisht mundësinë e shitjes së Neymarit në merkaton e verës së ardhshme. Në Paris dhe Katar janë lodhur nga qëndrimi i brazilianit dhe performanca e tij në sfidat e mëdha.

Mbappé e bëri detyrën e tij në “Bernabeu”, ndërsa Messi ishte shumë më pjesëmarrës në lojë se Neymar. Kërkohet shumë më tepër prej tij në Paris, veçanërisht në Champions. Humbja në “Bernabéu” ia ka mbushur tashmë gotën e durimit emirit të Katarit, i cili tani kërkon të ndjekë një project pa brazilianin./SS

Leave a Reply