Dramat e fundit me kolegët, Dafina Zeqiri i vë pikat mbi “i”

0
280

Emri i saj bëri shumë zhurmë kohën e fundit.

Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri, dhe dramat që po kalon ajo me kolegët.

Artistja ka hapur një broadcast channel – një kanal në Instagram që të jep mundësinë për të komunikuar me një mori njerëzish mbi biseda të caktuara ,ku ndau disa mendime me fansat e saj.

Gjatë bisedës me ta ajo tha se nëse dikush nuk ju respekton në prapaskenë, në aeroport, në mesazhe në Instagram, me provokime ose çfarëdo qoftë, a e bëni unfollow.

“Nëse dikush që e ndiqni në Instagram, nuk ju respekton live, në prapaskenë, në aeroport, në mesazhe në Instagram, me provokime ose çfarëdo qoftë, a e bëni unfollow? Nëse jo, pse e mbani në Instagram?” pyeti ajo në grupin e titulluar “Drama”, shkruan Arbesh.info

Tutje për gjithë unfollow-at e saj, ajo ka një përgjigje.

“A mendon që duhesh t’i arsyetosh njerëzve pse e ke bërë unfolloë? Edhe pse je fytyrë publike? Ka gjëra që nuk shfaqen publikisht, se ti prapë e mban private” shtoi më tej.

Përsa u përket reagimeve në rrjete sociale Dafina u shpreh duke thënë se ajo është figurë publike, dhe se ka hallet e veta, ka mendime, dhe se e ka të vështirë ndonjëherë të mos reagosh kur ndodhin këto gjëra, sidomos publikisht.

“Mos harroni që ne që jemi figura publike, tani po flas për veten time. Kur kthehem në shtëpi, kur vij të fle, kam dhe unë hallet e mia, kam nënën pa qejf, e kam të sëmurë, kam mendime për gjëra të tjera edhe është shumë vështirë ndonjëherë të mos reagosh kur ndodhin këto gjëra, sidomos publikisht, për të cilat ti e di që nuk janë të vërteta. Ti e di se çfarë qëndron mbrapa asaj, çfarëdoqoftë, dhe është goxha e vështirë të përmbahesh dhe të mos reagosh”, u shpreh krijuesja e hiteve.

Dafina shtoi gjithashtu se edhe shpërthen nga brenda, dëshiron ta tregosh të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi, pasi sipas saj të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan.

“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën, por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës,” shtoi Dafi.

Në fund ajo tha se ka vendosur që energjinë e saj ta përqendrojë vetëm te muzika.

“Kështu që kam vendosur që t’ia lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim…me gjërat që di të bëj më mirë dhe kjo është muzika,” përfundoi këngëtarja.

Dafina hoqi nga Lista e ndjekësve në Instagram, Ledri Vulën, Sara Hoxhën Beatrix Ramosajn, ish të dashurin Dj Geek./Arbresh.info/

Leave a Reply