Depononte para të falsifikuara nëpër banka dhe mashtronte në markete, arrestohet 21 vjeçari nga Suhareka

0
432
Foto: Ilustrim

Policia e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar një 21-vjeçar me inicialet B.K, i cili dyshohet se kishte deponuar rreth 1 mijë euro të falsifikuara në bankat e vendit dhe kishte blerë me 500 euro të falsifikuara në një market.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se me datën 11 mars 2021, pas një punë profesionale nga hetuesit në Stacionin Policor në Suharekë, të cilët duke mbledhur informacione nga dëshmitarë për shpërndarjen e parave të falsifikuara në rajonin e Suharekës, ku një person i dyshimtë këto para i kishte deponuar në dy raste në bankat e vendit në shumat 2x 500 euro (pesëqind euro).

Gjithashtu i njëjti në rastin e fundit me datë 10 mars 2021, kishte arritur që përmes blerjes të
mashtrojë një viktimë duke i dhëne po ashtu një monedhë në vlerë prej 500 euro.

Andaj, policia në Suhareke duke e ndjekur me vëmendje dhe duke ndërtuar profilin e të
dyshimtit në bazë të deklaratave dhe lëvizjeve të tij, ka arritur që të dyshimtin ta ndalojë, dhe
gjatë intervistës para avokatit mbrojtës i dyshimti e ka pranuar veprën penale te cilën e ka kryer.
I dyshimti tashmë i njohur si B.K i lindur në vitin 2000, është arrestuar dhe ndaluar në
mbajtje prej 48 ore, thuhet në njoftim./TvPz

Leave a Reply