Capital T shtron iftar për “Jetimat e Ballkanit” në Prizren

0
554

Capital T ka bërë gjestin e madh.

Capital T sot ka shtruar iftar për kuzhinën e “Jetimave të Ballkanit”, ndërsa pamjet i solli në rrjete sociale.

Reperi ka hyrë ‘live’ në Instagram, ku u pa në kuzhinë bashkë me hoxhën Halil Kastrati, e disa të tjerë, duke shpërndarë ushqimin.

Kjo nuk është hera e parë që Capitali bën këtë veprim, kjo ngase edhe vitin e kaluar ka shtruar iftar për shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Capital T njihet edhe për iniciativa të tjera humanitare, sidomos me aksionin që mori pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, për t’iu dalë në ndihmë banorëve atje.

Leave a Reply