Capital T më i dashuruar se kurrë?

0
367

Verën që lamë pas u përfol për një lidhje romatike mes Capital T dhe Adrola Dushit. Pas publikimit të këngës “C’est la vie” të Capital T, ku protagoniste në videoklipin e këtij të fundit  ishte ish-missi, Adrola Dushi u  theksua që mes tyre bashkëpunimi është vetëm profesional.

E megjithatë, komentuesëve dhe fansave të të dyve nuk u duket kështu. Nisur nga postimet ne instagram duket se të dy publikojnë foto nga të njëjtat vende ndonëse nuk publikojne foto bashkë.

Pas fotove të të dyve në ishull, nuk munguan as foto të të dyve në qytetin e New Yorku-t.

Ajo që i vuri kapak aludimeve ishte buqeta me trëndafila të kuq, që Adrola ndau natën e djeshme në rrjete sociale. Nën tingujt e këngës “Love me like you do”, Adrola duket sikur na dha sinjalin që diçka e bukur mes të dyve sapo ka nisur.

Featured image of article: Capital T më i dashuruar se kurrë?

Leave a Reply