Policia në Prizren, ndalon dy grabitës të mitur

0
323

Më datën 17 shkurt 2021, një viktimë e mitur (fëmijë) kishte rënë pre e vjedhjes nga dy persona të dyshuar, ku nën kërcënimin dhe kanosjen me thikë se do ta lëndonin, viktima ishte detyruar t’i jepte të dyshuarve një telefon “Samsung A5”. Rasti kishte ndodhur në afërsi të një qendre sportive dhe të dyshuarit pasi ia kishin marrë viktimës telefonin, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia kishte pranuar një deklaratë nga viktima e mitur në prezencë të prindit të tij, dhe duke marrë informacion përmes rrugëve operative, në bazë të deklaratës dhe mënyrës së veprimit kriminal në këtë rast, ka ndërtuar profilin dhe ka filluar me profilizimin e personave të dyshuar në atë zonë. Përkushtimi i hetuesve policorë ka arritur që me datë 1 prill 2021, të identifikojë dy persona të dyshuar të cilët e kishin kryer këtë veprim kriminal.

Për këtë rast Policia i ndaloi dhe intervistoi në prezencë të prindërve, pasi të dyshuarit janë gjithashtu të mitur. Të njëjtit e kishin pranuar veprën në tërësi.

Ndaj të dyshuarëve H.B i lindur në vitin 2003 dhe M.K i lindur në vitin 2003, hetuesit policorë pas marrjes së deklaratës, ngritën kallëzim penal për “Grabitje”. Për ngjarjen dhe rastin u informua edhe prokurori i shtetit për të mitur i cili rekomandoi qërasti të procedohet në mënyrë të rregullt, thuhet në një komunikatë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Prizren.

Leave a Reply