Bytyçi: Qytetarët e Komunës së Prizrenit të dëshpëruar nga kjo qeverisje e papërgjegjshme!

0
429
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Miratimi i propozim – vendimit për kredi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për efiçiencë të energjisë në vlerë prej 5 milion euro ka zgjuar reagimin edhe të PDK-së në Prizren.

Koordinatori i këtij subjekti politik, Jeton Bytyçi ka thënë se qytetarët e Prizrenit janë të dëshpëruar me qeverisjen e papërgjshme, ndërsa ka spikatur edhe shkuarjen në suficit të miliona eurove çdo vit.

“Pushtetit aktual të udhëhequr nga VV, në krye me “Kryetarin” e Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, i propozoj që: si pushtetarë të “gjithëdishëm” që po tregohen, të vazhdojnë me këtë formë, që qyteti ynë në përgjithësi, të “ndriçohet” nga makinat në lëvizje, sepse është “forma” më e mirë e kursmit të energjisë, me efikasitet 100%.
Sa hipokrit Kryetari i Komunës: në njërën anë për çdo vit nga keqqeverisja e tij i shkojnë me miliona euro suficit, e në anën tjetër kërkon kredi nga institucionet ndërkombëtare, siç ishte rasti konkret për kërkesë të kredisë nga BERZH-i, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit”, ka thënë Bytyçi./04 Online

Leave a Reply