Berisha: Vjedhjet në kohë pandemie është gjëja me e turpshme që po i ndodh Prizrenit!

0
467

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, ka kritikuar pushtetin lokal për çmimin e shtrenjtë që kanë paguar për një ulëse parku.

Berisha në reagimin e tij ka thënë se dallimi është 200% më i lartë nga çmimi i tregut.

“Një ulëse parku prej afër 1 mijë euro ku dallimi është 200% më i lartë nga çmimi i tregut tregon se sa të pangopshëm janë hajdutët e LVV në Prizren.

Sëmundja e “tenderomanisë” që ka kapluar qeverin e z.Haskuka tashë e një kohë, lëndon rënd dëshirat dhe përpjekjet tona që në Prizren të kemi një qeveri më ndryshe nga ajo e “prontistëve” për të cilën u patëm angazhuar bashkarishtë në zgjedhjet lokale të 2017 që ti qojmë në shtëpi.

Prizrenit duhet t’i kthehet shpresa, këtë mundemi ta bëjmë duke u bashkuar edhe ti në përpjekjet për ta mbrojtur kulturën politike dhe qeverisëse në qytetin tonë”, thuhet në reagimin e Berishës./04 Online

Leave a Reply