Prizren, fillon ndërtimi i pusetave në lagjen “Dardania”, paralajmërohen redukime të ujit

0
446

K.R.U “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se kanë filluar punimet për realizimin e projektit për ndërtimin e pusetave në trotuare dhe në rrugë në lagjen “Dardania”.

Si rrjedhojë, kjo kompani ka kërkuar edhe mirëkuptimin e banorëve, pasi gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të ujit kohë pas kohe.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A- Prizren j’u njofton se në Lagjen Dardania të qytetit të Prizrenit, kanë filluar punimet e projektit për punimin e pusetave në trotuare dhe rrugë, si dhe kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të punimeve sepse do të ketë ndërprerje të herë pas hershme të furnizimit me ujë.
Me rastin e përfundimit të punimeve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply