Balaj e Besimi kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për ndarjen e mjeteve në ndihmë të dëmtuarve nga shiu e breshëri

0
609

Reshjet e shumta të shiut dje në Prizren kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa fshatra.

Anadrinia dhe fshatrat e Hasit kanë pësuar më së shumti nga shiu e breshëri, me ç’rast janë dëmtuar kulturat bujqësore dhe disa shtëpi.

E si rrjedhojë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PDK-së përmes dy kuvendarëve të saj, Sherife Balaj e Getoar Besimi.

Balaj në reagimin e saj ka kërkuar që sa më parë të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Prizrenit, me qëllim që të bëhet ndarja e mjeteve të nevojshme dhe ngritjen e çështjeve për sanimin e dëmeve.

I të njëjtit mendim është edhe kuvendari, Getoar Besimi, i cili njëkohësisht ka ftuar të gjitha partitë politike në kuvend që gjejnë konsensusin e nevojshëm për të vepruar bashkërisht në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga shiu dhe breshëri në këto fshatra./04 Online

Leave a Reply