BONEVET ofron klasa falas online për fëmijët e moshës 8 – 10 vjeç “Matematika Inspiruese”

0
399
Foto: Ilustrim

Gjatë periudhës që ne të gjithë po përballemi me virusin COVID-19, në të njëjtën kohë jemi edhe duke u munduar të bëjmë më të mirën për të ofruar mundësi të barabartë në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve në këtë situatë të jashtëzakonshme. Tash më shumë se kurrë është i nevojshëm krijimi i një atmosfere motivuese për të mësuar dhe që te rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre.

Nga data 26 maj, 2020 BONEVET po fillon me klasën online Matematika Inspiruese për grupmoshat 8-10 vjeç.

ME RËNDËSI:
– Numri është i kufizuar dhe vetëm 8 personat e parë që regjistrohen në grupin përkatës, do të përzgjidhen për klasë Nxënësit të cilët kanë marrë pjesë në aktivitetet tona online gjatë kësaj periudhe, nuk kanë të drejtë aplikimi.
– Ju lutem t’i kushtoni rëndësi informatave që duhet të mbushni në këtë aplikacion (emailit, moshës, numrit të telefonit). Çdo informatë e pasaktë mund të rezultojë në mospërzgjedhjen e fëmijës suaj për klasë.
– Ju lutem të aplikoni vetëm nëse ju përshtatet orari i klasës.
– Për këtë klasë preferohet që fëmija të ketë qasje në llaptop ose kompjuter desktop.
– Secila klasë zgjatë një muaj dhe fillon nga java tjetër.
Klikoni në vegzën përkatëse për të aplikuar.

Matematikë për 8-10 vjeç;

https://docs.google.com/forms/d/1gSMcJaZGq5wROaeHD0cdCDMl1n-ct1Sq3EdH1DQrhm4/edit

Scratch për 8-10 vjeç: https://docs.google.com/forms/d/147LNoJn57tA7GJCyaCZvv9YFRCH_Lj27onjXtJ8fcU8/edit

Leave a Reply