Arvanit Rexhaj, majtaku i “frikshëm” nga Prizreni që po interesohen shumë klube evropiane

0
854

Njihet si majtaku i “frikshëm” në futboll, ndërsa golat që i ka shënuar kundërshtarëve janë të shumta dhe secila më e bukur se tjetra. Madje, është specialist i gjuajtjeve të lira, ndërsa kundërshtarët e kanë të vështirë t’ia marrin topin. Jo vetëm kaq, ai njihet për duelet në ajër dhe për pasime shumë të sakta.

Bëhet fjalë për super talentin në futboll nga Korisha e Prizrenit, Arvanit Rexhaj, shkruan 04 Online.

Karrierën si lojtar e ka filluar në vitin 2009 në KF “Kabashi”, për të vazhduar te KF “Winner” deri në vitin 2018. Si rrjedhojë, duke parë aftësitë e tij specifike në futboll, Arvaniti është bërë pjesë e FC “A&N”, duke nënshkruar kontratë për tre vite.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rexhaj është i gjatë 180 centimetra, dhe mesfusha është vendi ku ai jep gjithçka nga vetja.

Shfaqja e pandemisë globale COVID-19 kishte ndikuar që në prillin e vitit të kaluar të mos mund të provohej nga KF “Frankfurt” në Gjermani, ndonëse nuk mungojnë as ofertat edhe nga Austria aktualisht.

Në rrugëtimin e tij prej futbollisti ai ishte pjesë e Kosovës U15 dhe U17 ndërsa pret ftesë të jetë pjesë e Kombëtares për kategorinë U19.

Vedat Muriqi dhe Milot Rashica janë dy lojtarët që ai i simpatizon, duke shpresuar se do të ndjekë rrugëtimin e tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në vitin që lam pas, Rexhaj kishte debutuar në muajin nëntor në FC “A&N” me ekipin e seniorëve, ndërsa me gjeneratën e U19 në sezonin 2020 – 2021 janë shpallur kampion në Ligën e Parë, duke kaluar në Superligën e Kosovës me gjeneratën U19./04 Online

Leave a Reply