Arvanit Rexhaj e Liburn Shala pritet të provohen nga një skuadër e njohur evropiane

0
411

Arvanit Rexhaj, tashmë është një emër i njohur në sportin e futbollit.

Rexhaj është i angazhuar në klubin e futbollit FC “A&N”. Ai së bashku me Liburn Shalën pritet të provohen nga një skuadër e madhe dhe e njohur evropiane, shkruan 04 Online.

Njoftimin e ka dhënë vet klubi, duke bërë me dije se dy lojtarët aktualisht janë pjesë kyçe e gjeneratës Junior në Superligën e Kosovës U-19.

“Ju prezantojmë me dyshen e fuqishme të klubit tonë FC A&N , mesfushori 𝗔𝗥𝗩𝗔𝗡𝗜𝗧 𝗥𝗘𝗫𝗛𝗔𝗝 dhe sulmuesi 𝗟𝗜𝗕𝗨𝗥𝗡 𝗦𝗛𝗔𝗟𝗔 dy super talentët e klubit tonë që prej hapjes së klubit janë pjesë e jona e që e ardhmja e tyre është e ndritshme sepse përveqse dy super lojtar dashuria e tyre për futbollin ka lindur shumë më herët , angazhimi maksimal duke punuar tej mase i ka bërë ata të njohur tashmë edhe jasht vendit.
Rexhaj dhe Shala shumë shpejt priten të shkojnë në prova tek një skuadër e njohur Europiane e kjo falë një pune të madhe të lojtarëve dhe gjithë staffit tonë të FC A&N , dyshja nuk është e vetme sepse padyshim që qëllimi ynë është promovimi i lojtarëve të rinjë me qëllim angazhim në futbollin Europian për një të ardhme më të pasur.
Arvaniti dhe Liburni janë pjesë kyçe e gjeneratës Junior në Superligën e Kosovës U19 si dhe pjesë ekipës seniore në Ligën e Parë duke pasur minutazhën e nevojshme në lojë.
Si klub i urojmë suksese dhe shpresojmë që rrugën e Arvanitit dhe Liburnit ta përcjellin edhe shumë talent tanë duke punuar pa u ndalur”, thuhet në njoftimin e klubit./04 Online

Leave a Reply