Arsenali shkatërron Evertonin, shkon +5 nga Manchester City, fiton dhe Liverpooli

0
153

Arsenali thellon në pesë pikë diferencën me Manchester City-n në Premier League. “Topçinjtë” mposhtën thellë 4-0 Evertonin në “Emirates”, duke siguruar fitoren e tretë radhazi pas atij momenti të keq në kampionat.

Arsenali e mbylli në epërsi të dyfishtë pjesën e parë të sfidës ndaj Evertonit në kuadër të javës së 25-të të Premier League-s.

“Topçijtë” realizuan dy herë brenda 6 minutash, fillimisht me Sakanë (minuta e 40-të), që shfrytëzoi pasimin e Zinchenkos.

Sapo nisi koha shtesë e këtij fraksioni, Martinelli dyfishoi shifrat, pas asistit të marrë nga autori i golit të parë Saka.

Arsenali e “vrau” përfundimisht ndeshjen me golin e 3-0 që u shënua nga Odegaard në minutën e 71-të.

10 minuta më vonë, londinezët realizuan golin e katërt me autor Martinellin, për të cilin ishte i dyti personal.

Triumfon edhe Liverpooli, që iu imponua 2-0 në “Anfield” Wolverhaptonit. “The Reds” e vuajtën për shumë minuta presionin e rezultatit, derisa në minutë e 73-të realizoi Van Dijk, pas asistit të marrë nga Diogo Jota.

Katër minuta më vonë, Liverpooli shënoi edhe golin e sigurisë me Salah, falë bashkëpunimit me Tsimikas.

Leave a Reply