Arrestohet Novak Djokovic

0
322

Tenisti serb, Novak Djokovic është arrestuar nga ana e autoriteteve australiane edhe pse e fitoi gjyqin.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit sportbible.com. Po ashtu këtë lajm e ka konfirmuar edhe babi i tij i cili e ka konfirmuar arrestimin e tenistit serb.

“Novak nuk do të largohet nga Australia. Ai do të vazhdojë ta luftojë këtë dhe do të qëndrojë në burg për aq kohë sa të jetë e nevojshme” është shprehur babi i Djokovic.

Djokovic ishte përjashtuar nga pjesëmarrje në turne pasi që nuk ishte vaksinuar edhe pse Australia e kishte njoftuar se ai duhet të vaksinohet qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Djokovic kishte dal pozitiv në qershor të vitit të kaluar./Kallxo

Leave a Reply