Arelena e bën krenar Prizrenin, për herë të parë dy kadetë nga Kosova, diplomojnë në West Point në SHBA

0
500

Të rinjtë kosovar çdo ditë po lartësojnë ngjyrat e Republikës, flamurin e Kosovës e krenarinë e gjithë bashkëkombësve.

Dje, Arelena Shala nga Prizreni diplomoi në Akademinë më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane WestPoint të SHBA-së.

Lajmin e bëri të ditur, Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Arelena Shala dhe Yll Dalladaku janë dy kosovarët e parë që po diplomojnë në në Akademinë më prestigjioze ushtarake në SHBA, West Point.

Ajo tha se Arelena dhe Ylli gjatë katër viteve të studimeve në West Point, treguan suksese të larta dhe u shpërblyen vazhdimisht për ekselencën e dëshmuar.

“Dje shënuam 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurse sot, pjesëtarët e FSK-së shkruajnë historinë e re të Republikës së Kosovës. Arelena dhe Ylli janë heronjtë e rinj të Republikës sonë. Ata janë dëshmia më e mirë se me punë, ndershmëri dhe përkushtim, nuk ka ëndërr të parealizueshme. Krenare pafundësisht!”.

Leave a Reply