Prizren, ndërron jetë Kryetari i Shoqatës së Autizmit, Agim Berisha

0
652

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ nga Shoqata e Autizmit në Prizren, njoftohet se ka ndërruar jetë Kryetari i kësaj Shoqate Agim Berisha.

Agim Berisha ishte një veprimtar i shquar dhe kontributdhënës solidar, humanitar, dhe energjik në fushën e aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për Autizmin dhe temave të ndryshme në rrafshin psikosocial.

Përkushtimi i tij, angazhimet e palodhshme, punët kreative dhe humanizmi i tij shpirtëror do të mbesin gjithmonë gjurmë të pashlyeshme./04 Online

Leave a Reply