Arbana Osmani thyen heshtjen: S’ekziston asnjë konflikt me Donaldin, media të etura

0
237

Moderatorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP” ka reaguar për herë të parë pas ‘lumit’ të kritikave me të cilën janë përballur ajo dhe produksioni ditët e fundit pasi fitoren e mori balerini Ilir Shaqiri dhe jo aktori i humorit Donald Veshaj.

Pavarësisht pamjeve që jaë publikuar në media ku binjakët Veshaj shiheshin që përplaseshin me produksionin e mes tyre ndërhynë dhe truprojat e “Top Channel”, Osmani mohon të kenë pasur ndonjëherë konflikt bashkë. Arbana shkruan ndër të tjera se Big Brother i është mirënjohës çdo konkurenti e për më tepër Donaldit që sipas saj, ka përcjellë emocione pafund. Mediat që kanë raportuar këto përplasje, moderatorja i konsideron të etura për klikime dhe i akuzon të kenë insinuar një konflikt që sipas saj nuk ka ekzistuar e nuk do të ekzistojë ndonjëherë. 

Statusi i Arbana Osmanit:

Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, çdo status, koment i bërë nga Produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar ‘kunja’ dhe duke insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndodnjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirënjohës çdo konkrenti në këtë Big Brotther, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.

Fituesi i Big Brother VIP dhe personi që rrëmbeu 100 mijë euroshin u shpall balerini Ilir Shaqiri. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me përplasje në prapaskena ku ndodhej Romeo Veshaj, vëllai i Donaldit, rivalit më të fortë të Shaqirit. Ai u filmua teksa përplasej me produksionin dhe mes tyre ndërhynë truprojat. Publiku nuk u lejua të filmonte. Në rrjet akuzat vijuan edhe ndaj Lori Hoxhës, për të cilën shkruanin se fitues kishte shpallur Ilirin për t’i thyer ‘borxhin’, pasi balerini i dha kupën e “Dancing with the Stars” në vitin 2014, ku ishte kryetar jurie.

Leave a Reply