Ilir Shaqiri nuk ka fituar 100 mijë euro! Ç’do bëjë balerini me çmimin e “BBVIP”…?

0
223

Balerini Ilir Shaqiri u shpall fituesi i ‘Big Brother VIP’ vetëm pak ditë më parë, por duket se nuk do të marrë me vete në shtëpi 100 mijë eurot e premtuara.

Sipas Ask News, Iliri ka vendosur se një pjesë do të dhurohet për bamirësi sipas metodave të parashikuara nga formati.

50% e shumës do t’i dhurohet Fondacionit “Dritan Hoxha”, i cili synon të kontribuojë në një shoqëri shqiptare të orientuar drejt kulturës, artit, komunikimit, zhvillimit të medias, përmes talentit dhe inovacionit, veçanërisht nga të rinjtë. Ndërsa pjesën e tjetër do ta mbaj vetë.

Fitoja e Ilir Shaqirit tërhoqi gjithashtu vëmendje në Itali jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.

Leave a Reply