Antidroga godet grupin në Suharekë, në “Rang Rover” kishte kokainë e mariuhanë

0
419
Foto: Ilustrim

Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, të mbështetura nga njësitet e tjera policore, kanë arrestuar pesë të dyshuar në Suharekë.

Me këtë gjatë kontrollit dhe bastisjes janë konfiskuar: 57 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 44.57 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një veturë “Rang Rover”, para të gatshme (të thata) 3. 200 euro, tre telefona, dy peshore elektrike, një shufër metalike dhe një “boks” hekuri.

Operacioni i antidrogës është realizuar të dielën në orën 15 e 15 minuta, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/

Leave a Reply