Akuzat për amnistinë e krimeve të luftës, Zyra e Presidentit ka një kërkesë për Shqipërinë

0
468

Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka reaguar ndaj akuzave të ish’ministrit të Punëve të Jashtme, të Shqipërisë, Ditmir Bushatit, për amnistinë e krimeve të luftës. Nga presidenca kanë kërkuar nga Shqipëria që të bëjnë thirrje për hetim të krimeve të luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ish’ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka cilësuar si të papranueshme deklaratën për amnisti të krimeve të luftës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Bushati ka thënë se nuk duhet të ketë hapësirë për politika të tilla, e këto deklarata i ka quajtur të turpshme.

Ai ka thënë se krimet e luftës nuk janë falshme, por, të dënueshme.

“Nuk duhet të ketë hapësirë për politikë të revizionizmit, pavarësisht nga vijnë këto deklarata të turpshme. Krimet e luftës nuk janë të falshme, por të dënueshme. Vetëm drejtësia mund të sjellë paqen dhe pajtimin e nevojshëm midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Bushati.Ditmir Bushati@ditmirbushati

There should be no space for politics of revisionism, regardless where these shameful statements come from. War crimes are not forgivable. They are punishable. Only justice can bring needed peace and reconciliation between 🇽🇰 and 🇷🇸 #NoAmnestyButJustice https://twitter.com/agronbajrami/status/1254504885745262593 …Agron Bajrami@AgronBajrami#Bajramigram #Kosovo #WarCrimes121Twitter Ads info and privacy18 people are talking about this

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Këshilltari i presidentit, Artan Behrami ka shkruar se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë.

Mirëpo, ai i ka thënë Bushatit se Shqipëria ka instrumente për t’i bërë thirrje Këshillit të Evropës për krimet e luftës, e që t’i kërkojë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që t’i hetojë ato.Artan Behrami@artanbehrami

International justice has failed on Kosovo. No doubt. Albania had & has instruments to put motion to Council of Europe on war crimes in Kosovo and ask UN General Assembly to investigate failure of ICTY. This should have been priority for yrs, but still can be done. https://twitter.com/ditmirbushati/status/1254511259623530502 …Ditmir Bushati@ditmirbushatiThere should be no space for politics of revisionism, regardless where these shameful statements come from. War crimes are not forgivable. They are punishable. Only justice can bring needed peace and reconciliation between and #NoAmnestyButJustice https://twitter.com/agronbajrami/status/1254504885745262593 …3Twitter Ads info and privacySee Artan Behrami’s other Tweets

“Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë. Pa dyshim. Shqipëria kishte dhe ka instrumente që t’i bëj thirrje Këshillit të Evropës për krimet e luftës në Kosovë dhe t’i kërkojë Asamblesë së Përgjithshme të KB të hetojë dështimin e ICTY. Kjo duhet të ketë qenë prioritet për vite, e prapë mund të bëhet”, ka shkruar Behrami.

Këshilltari i presidentit thotë se Bushati njeh më mirë se kushdo politikën dhe historinë e Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara.

Nga ai ka kërkuar që të merr drejtimin e të kërkojë hetim të krimeve.

I njëjti ka shtuar se Kosova do ta mbështeste, duke thënë se nuk do të ketë amnisti, por, drejtësi.

“Ditmir Bushati njeh më mirë se kushdo, historinë dhe politikën e Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara. Ai do të bënte një punë të shkëlqyeshme duke marrë drejtimin dhe t’i kërkonte Këshillit të Evropës që të hetonte krimet e luftës në Kosovë. Kosova do të mbështeste. Asnjëherë amnisti. Por kërkimi i drejtësisë. Me të gjitha mjetet”, ka shkruar ai./GazetaExpress/Artan Behrami@artanbehrami · 

International justice has failed on Kosovo. No doubt. Albania had & has instruments to put motion to Council of Europe on war crimes in Kosovo and ask UN General Assembly to investigate failure of ICTY. This should have been priority for yrs, but still can be done. https://twitter.com/ditmirbushati/status/1254511259623530502 …Ditmir Bushati@ditmirbushatiThere should be no space for politics of revisionism, regardless where these shameful statements come from. War crimes are not forgivable. They are punishable. Only justice can bring needed peace and reconciliation between and #NoAmnestyButJustice https://twitter.com/agronbajrami/status/1254504885745262593 …Artan Behrami@artanbehrami

.@ditmirbushati knows better than anyone the history and politics of CoE and UN. He would do a great job to take the lead and ask CoE to investigate war crimes in Kosovo. Kosovo would support. Never amnesty. But seeking justice. W/all means.6 · KosovoTwitter Ads info and privacySee Artan Behrami’s other Tweets

Leave a Reply