54 aksidente, mbi 1700 gjoba e 54 të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë

0
248

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet për pjesëmarrësit në trafik për respektim të rregullave të komunikacionit.

Pasi që, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, ndonjëherë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 39 të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,711 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 54 persona, ku 26 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 8 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply