22 mijë e 223 raste aktive me coronavirus, MSH në negociata për blerjen edhe të 1 milion dozave të vaksinës

0
364
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 22,223.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2.709 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.

Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, një ditë më parë kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi sipas tij vaksina ka mjaftueshëm dhe janë të sigurta.

Ndërkaq, mministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatorit.

Ndryshe, Vitia ka thënë se situata me COVID-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.

Ai njoftoi se kanë filluar negocimin për blerjen e 1 milion dozave të tjera të vaksinave antiCOVID, kjo për shkak se siç tha ai do të ketë nevojë edhe për dozën e tretë të vaksinës. /Telegrafi/

Leave a Reply