13 ritestime dhe 14 testime të reja në Prizren

0
494

Gjatë ditës së sotme, është bërë ritestimi i 13 personave në vetizolim në Prizren, dhe testimi i 14 të dyshuarve me kroonavirus si kontakte të kontakteve të të infektuarve dhe pacientë të repartit të dializës në Prizren, njofton drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, dr. Fadil Kryeziu, raporton TV Prizreni.

Gjithashtu, sipas drejtorit të QRSHP-së, Kryeziu, në këtë institucion ka pasur edhe ritestime dhe testime për 9 persona nga komuna e Malishevës.

Drejtori Kryeziu, gjithashtu bëri të ditur se pacientët me hemodializë nga Kukësi që i marrin shërbimet në Spitalin e Prizrenit, janë testuar gjatë ditës së sotme në qytetin e tyre.

Rezultatet e këtyre ritestimeve dhe testimeve të sotme do të bëhen publike në orët e mbrëmjës.

Leave a Reply