13 mijë e 902 raste aktive me koronavirus në vendin tonë

0
300
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 793 raste të reja.

Sipas të dhënave të publikuara në orët e pasdites të së djeshmes nga instituti kombëtar i shëndetit publik, rezulton se aktualisht numri i rasteve aktive ka shkuar në 13 mijë e 902, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, numri i të shëruarve deri më tani është 75 mijë e 402, kundrejt numrit total të rasteve pozitive që është 92 mijë e 198, nga 434 mijë e 893 persona të dyshimtë, e që e kishin kryer testin.

Më poshtë të dhënat e plota.

755 TË SHËRUAR DHE 793 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.033 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.894 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.402 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.902.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Leave a Reply