LDK-ja s’do ta votojë Osmanin për presidente nëse nuk tërhiqet Ligji për Zgjedhjet

0
306

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente nëse Qeveria dhe Vetëvendosje nuk e tërheqin nga Kuvendi iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

“Nëse nuk tërhiqet ligji ne nuk marrim pjesë në seancë”, ka thënë deputeti i LDK-së Arben Gashi pas mbylljes së seancës.

Ai ka thënë nëpërmjet arrogancës së numrave u tentua të imponohet mbi Kuvendin shantazhi dhe kërcënimi.

Sipas tij, Vetëvendosja tentoi sonte që të kërcënojë secilin deputet dhe qytetar të Kosovës, duke ua imponuar mendësinë e tij totalitare.

“Në rastin tonë kryeministri i mendësisë totalitare tentoi të imponojë vullnetin e tij mbi Kuvendin e Kosovës. Ne kërkojmë që ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje, i ka 70 deputetë dhe nuk guxon të qeverisë”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply