10 transferet më të mëdha këtë vit në futbollin evropian, aty është edhe një kosovar i famshëm

0
355

Afati kalimtar i verës do të jetë më i zbehtë këtë vit. Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi do të ndikojë edhe në futboll dhe se skuadrat nuk do të jenë në gjendje të bëjnë transfere multimilionëshe.

Por, disa skuadra të njohura kanë kryer transfere para kësaj krize dhe do të ndihen me fat për këtë, shkruan Indeksonline.

Një nga transferet e zyrtarizuara javë më parë është edhe i kosovarit, Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës kishte zyrtarizuar transferimin nga Verona te Napoli, që do të vlejë nga vera që po vije.

Edhe Chelsea kishte arritur marrëveshje me Ajax për blerjen 40 milionë euro të Ziyech.

Sevilla dhe Al Shabab poashtu kishin arritur marrëveshje për Banegan dhe se argjentinasi nga vera do të luaj në Arabinë Saudite.

Juventusi kishte bindur Parmën për blerjen e Kulusevskit për 35 milionë euro, lojtar që do të jetë i Juves nga 1 qershori.

Bayern Munchen i ka marrë Schalkes portierin Nubel me parametra zero.

Barcelona ka siguruar dy lojtarë të cilët do t’i ketë në dispozicion që nga vera. Trincao nga Braga dhe Pedri nga Las Palmas janë dy transferet e para të Barcelonës.

Përveç Rrahmanit, Napoli ka siguruar edhe Petagnan e Spal për 17 milionë euro.

Pedrinho i Corinthians do të jetë i Benfikas nga vera pasi skuadra portugeze ka paguar 20 milionë euro për të.

Leipzig ka siguruar portierin e Las Palmas, Josep Martinez nga 1 qershori.

Leave a Reply