Zyrtarizoi “divorcin” me City-n, PSG pista më konkrete për Agueron

0
297

Pas zyrtarizimit të largimit të Kun Agüeros nga Manchester City, kanë shpërthyer thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij. Fillimisht, Juventusi dhe Barcelona u shfaqën si kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e argjentinasit, megjithatë, klubi italian është i interesuar të mbyllë operacione të tjera dhe nga ana tjetër Ronald Koeman nuk e sheh si përparësi nënshkrimin me të.

Në atë kontekst, fiton epërsi pista “PSG” për Agueron. Sipas FootMercato, sulmuesi argjentinas është kontaktuar nga kampionët e Francës, të cilët i kanë premtuar se do ta afrojnë në verë me parametër zero, për të formuar një tredhëmbësh të frikshëm me Neymarin dhe Mbapenë. Për “El Kun”, kanë bërë sondazhe edhe Interi, Milani, Arsenali madje edhe Chelsea, sidoqoftë, PSG ka disa pikë avantazh krahasuar më rivalët.

Më kryesorja është prania e shumë lojtarëve nga Amerika e Jugut në skuadrën e kryeqytetit francez: Neymar, Paredes, Di María, Keylor Navas dhe Marquinhos. Drejtuesit e PSG-së nuk do të jenë në gjendje të blejnë kartoni ne Moise Kean si dhe po mendojnë shitjen e Icardit, kështu që Aguero do kishte të sigurt vendin e titullarit nën urdhrat e Pochettinos.

Logjikisht, transferimi i Agüeros në Paris do të ushqente edhe bashkimin e tij me Messin. “El Kun” do të ishte një faktor kryesor për të bindur argjentinasit. Edhe pse dëshira e Agueros është të luajë te Barcelona (krah Messit), ​​Koeman preferon Depay-n.

Leave a Reply