Zvicra cakton trajnerin e ri

0
379

Kombëtarja e Zvicrës është bërë me trajner të ri, pas largimit të Petkovic.

“Helvetikët” tani do t’i udhëheq Murat Yakin, ka njoftuar Federata Zvicerane e Futbollit.

Pasi shkroi historinë me Zvicrën duke e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Petkovic u largua për një aventurë të re. Ai do të jetë trajneri i ri i ekipit francez, Bordeaux.

Murat Yakin, trajneri francez 46-vjeçar së fundmi ishte trajneri i ekipit, Schaffhausen, ndërsa nuk ka trajnuar ende ndonjë skuadër të njohur evropiane.

Leave a Reply